Prokuroria ka pushuar hetimet për Gjergj Cukalin, të arrestuar me shumë bujë si personi që ekzekutoi ish-policin Arben Bilali një vit më parë. Cukali u prangos në 31 Maj të vitit të kaluar, pasi policia deklaroi se kishte siguruar prova shkencore që e lidhnin me vrasjen e ish-policit.
Por 4 muaj më vonë, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi masën e sigurisë, nga arrest me burg, në detyrim paraqitje me argumentin se provat e sekuestruara në vendngjarje nuk janë marrë në formën e duhur ligjore.
Pas rrëzimit të provës shkencore, Prokuroria nuk gjeti më të dhëna që mund ta implikonin Cukalin duke pushuar hetimet. Vendimi i pushimit pritet të kalojë në gjykatë.
Do të jetë gjykatësi paraprak që do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e Prokurorisë apo do të urdhërojë veprime të tjera hetimore. Policia në atë kohë deklaroi se në mjetin që dyshohet se u përdor për vrasjen e Bilalit, u gjetën gjurmë ADN-je, të cilat Cukali i kishte lënë në një bidon uji që u sekuestrua në makinë.
Me arrestimin e Cukalit, policia e quajti ngjarjen e zbardhur, por asnjëherë nuk deklaroi motivin e krimit. I vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje është Arben Tirana, që dyshohet se ka siguruar mjetin e autorëve për të kryer vrasjen.
Arben Bilali u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e 30 Janarit të vitit të kaluar, në kohën që po zbriste nga një makinë shumë pranë banesës së tij në zonën e Selitës në Tiranë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/